Botë

Teresa May, prej sot kryeministre e Britanisë

13.07.2016 15:12

Që nga dita e sotme, Teresa May edhe zyrtarisht është kryeministrja e ardhshme e Britanisë së Madhe...

Që nga dita e sotme, Teresa May edhe zyrtarisht është kryeministrja e ardhshme e Britanisë së Madhe, duke marrë detyrën në kohë të vështira dhe më të turbulltat e Britanisë së Madhe të këtyre dekadave.
 
59 vjeçarja ka kultivuar me kujdes imazhin e saj politik, duke u bërë kështu personi i duhur në momentin e duhur pas votës së britanikëve për të dalë nga Bashkimi Europian në referendumin e 23 qershorit për të negociuar kushtet dhe pozicionin e Britanisë në marrëveshjen e re.
 
E njohur për ambiciet e saj politike që në kohen e studimeve të larta, May mund të kishte pritur 2018-tën për të pasur një shans.
 
Por, referendumi i thirrur nga David Cameron pasi Partia Konservatore erdhi në pushtet pas 23 vitesh, i dhanë një kthesë të madhe politikave britanike, të cilat përfunduan pikërisht në dorë të
Teresa May, e cila mbeti kandidatja e vetme në garë pas tërheqjes së ministres së Energjisë, Andrea Leadsom.