Botë
Siri, luftime të reja, njoftohet për 17 viktima dhe shumë të lënduar
13.07.2016 15:19
Së paku 17 persona kanë humbur jetën, ndërsa 40 janë plagosur gjatë sulmeve të mbrëmshme ajrore mbi kampin e refugjatëve “Es-Sharki” në afërsi të kufirit siriano-jordanez, raportojnë mediat lokale turke...

Kampi i parregulluar i refugjatëve në vendin kufitar sirian, Ruveyshide, mbrëmë vonë ishte objektiv i shtatë sulmeve me bomba thërrmuese.
Sipas informacioneve të para nga terreni, gjatë sulmit janë vrarë 17 persona, ndërsa 40 të tjerë u plagosën.
Në mesin e viktimave më shumë janë gra dhe fëmijë. Burimet nuk mund të konfirmonin nëse sulmin e kanë kryer forcat ajrore ruse apo siriane.
Paralelisht me këtë, helikopterë të forcave ajrore që mbështesin Bashar al-Asadin kryen sulme të ashpra mbi vendbanimin Kafr Hamra, në veri të Halepit, ndërsa gjatë sulmit ka pasur dhe të vdekur në mesin e civilëve.
