Kumanovë, realizohen premtimet infrastrukturore
13.07.2016 15:41
Gjatë këtyre ditëve verore, në Kumanovë me të madhe po realizohen premtimet infrastrukturore, të parapara edhe me vendimin e Këshillit komunal...

Një ndër premtimet e këtilla është përurimi i rrugës “Republika e Krushevës”, e cila u shtrua me mbi 1600 metra katrorë pllaka bekatoni, në vlerë prej 1 milionë e 800 mijë denarë.
Gjithsesi, për këtë hap të komunës më së shumti janë gëzuar banorët e lagjes, të cilët thonë se pas 70 vitesh edhe ata nuk do të shkelin më nëpër baltë.
Ndryshe, sipas udhëheqjes komunale, përurim të rrugëve dhe objekteve tjera do të ketë edhe ditëve në vijim.
NEXHATI AQIFI
