Partizani pas 23 vjetësh në Champions

13.07.2016 16:18

Pas 23 vitesh Partizani rikthehet ne Champions League, ndërsa sot ka provën e pare te vlefshme per raundin e dyte kualifikues te turneut prestigjioz.
 
Pas 23 vitesh Partizani rikthehet ne Champions League, ndërsa sot ka provën e pare te vlefshme per raundin e dyte kualifikues te turneut prestigjioz.
 
Një sfide aspak e lehte ne “Elbasan Arena” ne orën 20:00  kundër kampioneve te Hungarisë Ferencvarosh, një skuadër jo vetëm shume vende me lart ne renditjen e UEFA-s, por edhe ne investime dhe buxhet. Ferencvarosh është nje nga skuadrat me te njohura ne Hungari, ndërsa numëron 29 kampionate te fituara, 22 kupa dhe 6 superkupa.
 
Ne Europe suksesin me te madhe e ka ne sezonin 74-75, kur ishte finalist i kupës se kupave. Qe nga viti 2013 ekipi drejtohet nga i mirënjohuri Tomas Doll.
 
Gjermani pas dy kupave, dy kupave te ligës dhe nje superkupe arriti t’i jepte edhe titullin kampion Ferencvarosh, duke u vlerësuar kete sezon si trajneri i vitit ne Hungari. Të kujtojmë që Partizani, të drejtën e garimit këtë vit në Ligën e Kampionëve, e morri pas suspendimit nga ana e UEFA-s të kampionit të fundit shqiptar, Skënderbeut.