Maqedoni

Paratë europiane nga programi IPARD, BE-ja po kryen hetimet lidhur me keqpërdorimin

13.07.2016 16:34

Janë detektuar parregullsi gjatë shfrytëzimit të fondeve europiane dhe për momentin po kryhen hetime në lidhje me keqpërdorimin e këtyre mjeteve që i lëshon BE-ja...

Dyshohet se janë bërë abuzime me rreth 200 mijë euro, si dhe ka dyshime se është blerë makineri me pjesë të riparuara.
 
Policia financiare rastin e ka përcjellë në Prokurori Publike, por nga Prokuroria ende nuk ka asnjë përgjigje.
 
“Rastet që janë në procedurë parahetimore dhe hetimore tashmë janë nën juridiksionin e Prokurorisë Publike. Bëhet fjalë për rastet ku kryesisht fabrika dhe kombinate bujqësore blejnë pajisje, e cila nuk është në përputhje me standardet europiane. Nga Policia financiare procedura ka përfunduar, ndërsa Prokuroria Publike nuk mund të japë ende asnjë përgjigje”,- deklaroi drejtori i Policisë financiare, Aleksandar Trgaçevski.
 
Për t’i tejkaluar problemet e këtilla e patjetërsueshme është formimi i një departamenti të veçantë për hetim në Ministrinë e Financave.
 
Përfaqësuesi i delegacionit të BE-së, Martin Klauke, tha se lufta kundër mashtrimeve dhe korrupsionit është element kyç për përgatitjen e vendimit për anëtarësim në BE. 
 
“Lajmërimet për parregullsi duhet të forcohen, si dhe duhet të forcohet edhe ndërgjegjësimi i të gjithëve. Duhet të bëhen trajnime të aftësive profesionale të personave kyç të cilët punojnë në administratën publike”,- tha përfaqësuesi i delegacionit të BE-së, Martin Klauke.
 
Përfaqësuesi i BE-së, Klauke, në lidhje me fondet IPA për Maqedoninë, përkujtoi se Komisioni paraprakisht ka sqaruar shqetësimin për mosplanifikimin e sektorëve dhe mospasjen e një politike për reforma strukturore, për çka mori vendim për zvogëlim të mbështetjes financiare. 
 
ERSAN PAJAZITI