Maqedoni
Reforma në drejtësi, PD: Jo kompetenca kushtetuese ndërkombëtarëve
13.07.2016 16:43
Partia demokratike propozoi sot që ndërkombëtarët t’i mbajnë duart larg procesit të vetingut, që ka të bëjë me përzgjedhjen e njerëzve që do të bëjnë drejtësi me zbatimin e reformës...

Kryetari, Lulzim Basha, tha se ndërkombëtarët nuk duhet të kenë kompetenca kushtetuese.
Por, ky propozim ka sjellë iritimin e shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasadori, Donald Lu, reagoi nëpërmjet një njoftimi për shtyp se ishte i zhgënjyer nga Lulzim Basha se nuk e pranoi propozimin e bërë nga zyrtarja amerikane, Viktoria Nuland. E ndërsa duket se kryeministri sërish nuk heq dorë nga ftesat ndaj Bashës, duke iu drejtuar se bëjnë mirë që të ulen në bisedime si dy shqiptarë.
Ndërkohë, kanë mbetur vetëm tetë ditë deri në afatin e fundit për miratimin e reformës në drejtësi në parlament. Situata politike duket mjaft e tensionuar, aq sa analistët nuk përjashtojnë mundësinë se Shqipëria mund të arrijë deri në zgjedhje të parakohshme.
LULJETA NDOKA
