Botë

Britania e Madhe, Cameron ia dorëzon postin Theresa May

13.07.2016 16:57

David Cameron ka drejtuar mbledhjen e fundit të qeverisë së tij si kryeministër, ndërkohë që Theresa May përgatitet të marrë në dorëzim çelësat e zyrës nga shefi i saj i deritanishëm...

Referendumi i thirrur nga David Cameron, pasi Partia Konservatore erdhi në pushtet pas 23 vitesh, i dhanë një kthesë të madhe politikave britanike, të cilat përfunduan pikërisht në dorë të Teresa May, e cila mbeti kandidatja e vetme në garë pas tërheqjes së ministres së Energjisë, Andrea Leadsom.
 
Në fjalimin e fundit, Cameron, duke i mbrojtur arritjet e tij si kryeministër, tha se ka pasur shumë momente të mrekullueshme gjatë kohës së tij gjashtëvjeçare në pushtet.
 
“Në fund doja t’ju thoja se në politikë mund të arrish shumë gjëra dhe mund të mbarosh shume punë, sepse në fund të fundit, shërbimi ndaj publikut dhe interesit nacional qëndron mbi të gjitha. Asgjë nuk është e pamundur nëse vërtet dëshiron ta bësh, e kam thënë edhe më herët, dikur e ardhmja isha unë”,- deklaroi kryeministri në ikje, David Cameron.
 
Ministria e Brendshme, Theresa May, është duke u përgatitur ta pasojë Cameronin sot më vonë pasi ta këtë takuar mbretëreshën.
 
Pasi të ketë marrë detyrën e kryeministres, ajo pritet të emërojë ekipin e saj kryesor në Parlament. Gruaja e dytë që pritet të drejtojë Britaninë pas zonjës së hekurt Thecer, duke premtuar se do ta drejtojë Britaninë për të marrë më pas vendimin për të braktisur Bashkimin Europian.
 
Theresa May pritet t’i adresohet shumë shpejt kombit, përpara se të futet në zyrën e saj dhe të nisë punën për hartimin e kabinetit, ndërsa emërimet kryesore priten të mësohen që nga mbrëmja e sotme.
 
Sipas analistëve, sfidat më të mëdha për kryeministren May dhe qeverinë e saj do të jenë negociatat me BE-në, kontrolli i emigracionit dhe menaxhimi i situatës ekonomike.
 
GAZMEND KURTISHI