Në poligonin e armatës Krivollak, përmbyllet kampi veror, pjesëmarrës shumë shtet

13.07.2016 17:13

Me stërvitjen treguese taktike "Qasje gjithëpërfshirëse e operacioneve për mbështetje të paqes" u përmbyll kampi veror 2016....

Me stërvitjen treguese taktike "Qasje gjithëpërfshirëse e operacioneve për mbështetje të paqes" u përmbyll kampi veror 2016  në poligonin e armatës "Krivollak", të organizuar nga Akademia ushtarake “Mihajllo Apostollski” me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së, potencuan nga Ministria e Mbrojtjes.
 
“Organizuam në  një afat 10 ditor  për të gjitha vendet pjesëmarrëse duke filluar nga ShBA-të, Britania e Madhe, Sllovenia, Turqia, Romania, Italia, Kosova, Shqipëria dhe vendi, si dhe përfaqësues të studentëve të universiteteve të cilët në bazë të plan-programeve të  tyre përputhen me korikulumin e këtij kampi veror të pranishëm  sot dhe na treguan neve se si liderët e ardhshëm të vendeve të tyre por edhe studentët mund të flasin një gjuhë të përbashkët mes vete mes 13 vendeve mund të bashkëpunojnë për një të ardhme më të mirë të vendeve të tyre. Por edhe për një të ardhme për bashkëpunimin  bilateral dhe multilateral  ndërmjet vendeve dhe ministrive të mbrojtjes” thotë  Zëvendësministri  i Mbrojtjes, Bekim Maksuti.
 
“Shpresoj që analizat e stërvitjes së sotme do të tregojnë se kemi ende hapësirë për përparim në këtë lloj trajnimi dhe se do të kemi program edhe më cilësor dhe se do të kemi më shumë vende të interesuar për të marrë pjesë në kampin veror”, ka deklaruar  dekani i  Akademise Ushtarake Mihajllo Apostollski.
 
“Kampusi veror është një projekt shumë i mirë për të gjithë kadetë ndërkombëtar. Në këtë kampus marrim më shumë mendime, mësime dhe trajnime që nuk mundnim ti bënim më përpara”, shprehet  stërvitësi nga Kosova.
 
Në kampin tradicional veror morën pjesë përfaqësues nga 13 vende nga tre kontinente apo rreth 296 kadetë nga armatat e vendeve anëtare të NATO-s dhe nga partnerët e vendeve të NATO-s.(Vlora Latifi - Topojani, TVM2)