Maqedoni
Sllovakia kryeson me këshillin e BE–së, ftohet Maqedonia vetë të zgjidh krizën
13.07.2016 18:22
Sllovakia gjatë kryesimit gjashtë mujor me Këshillin e BE-së do të mbështes Maqedoninë në proceset eurointegruese por nuk mund të zgjidh krizën politike...

Ambasadori I Sllovakisë Martin Bezak në komisionin për çështje evropiane, duke shpalosur strategjinë e veprimit të Sllovakisë tha se një ndër prioritetet e kryesimit me këshillin do të jenë politikat e zgjerimit të unionit por ftoi aktorët politik të vendit vetë ti japin fund krizës dhe zgjidhin kontestin e emrit me Greqinë për të ecur drejt Evropës.
“Kryesimi ynë gjithsesi se do të mbështesë përpjekjet e vendit tuaj të dilni nga kjo krizë por nuk mund të zgjidhë krizën tuaj politike ose kontestin dypalësh me Athinën. Sinqerisht shpresoj se do të ketë pajtueshmëri politike për të ardhmen e re, për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe të krijohen zgjedhje fer dhe demokratike të cilat do ta ndihmojnë hapërimin tuaj drejt ardhmërisë europiane”, tha Martin Bezak, ambasador i Sllovakisë.
Zv/kryeministri për çështje europiane Arbër Ademi pranoi që detyrim i Maqedonisë është zgjidhja e krizës por kërkoi nga Sllovakia të ndihmojë vendin mos të humbas rekomandimin.
“Duke pasur parasysh që raporti vjetor i Komisionit Europian për vendin do të shpallet gjatë presidencës tuaj, për ne është me rëndësi të veçantë që të kemi mbështetjen tuaj për mbajtjen e rekomandimit për fillim të negociatave si konfirmim për perspektivën tonë europiane. Nga ana tjetër detyrimi ynë si vend është që të gjejmë mënyrë për të dalë nga kriza politike dhe tu kthehemi sërish reformave të axhendës së BE-së”, tha Arbër Ademi, Zv/kryeministër për çështje europiane.
Deputetët e VMRO - DPMNE fajsuan LSDM për krijimin e krizës. Ndërkohë, sipas Merale Ferati nga PDSH shpëtimi i vetëm i Maqedonisë është anëtarësimi në BE.
“Çmojmë se alternativë e vetme apo shpëtim I vetëm për Maqedoninë është antarësimi në Unionin Evropian. S’ka alternativ tjetër, gjithçka tjetër do të ishte fatale për maqedoninë dhe qytetarët e Maqedonisë”, tha Merale Ferati, deputete e PDSH-së.
Ambasadori sllovak theksoi se përpos zgjerimit prioritet gjatë kryesimit me BE-në do të jenë ekonomia e fuqishme, tregëtia e lirë dhe eliminimi i shkaqeve të migrimit.
MERALE ISMAILI
