Maqedoni

Moti i nxehtë rrezik për paraqitjen e viruseve, mjekët rekomandojnë konsumimin e lëngjeve

13.07.2016 19:09

Tashmë kur temperaturat po shënojnë më shumë së 40 gradë në vendin tonë, mjekët apelojnë dhe këshIllojnë...

Tashmë kur temperaturat po shënojnë më shumë së 40 gradë në vendin tonë, mjekët apelojnë dhe këshIllojnë që qytetarët sa më shumë të konsumojnë lëngje dhe sigurisht të mbrojnë lëkurën e tyre me kremat solar. 
 
Stina e verës me temperaturat e larta që e shoqërojnë, shton rrezikun për shfaqjen e viruseve abdomenale sezonale. Mjekët tërheqin vëmendjen që çdo rast të trajtohet me kujdes, sepse mund të jenë ngjitëse dhe të krijojnë komplikime.
 
Nga instituti për shëndet publik thonë se viruset e këtilla zgjasin dy deri në 3 dit, simptomat përfshijnë diarrenë e ujshme dhe të vjellat si dhe temperature, që në disa raste mund të jetë e lartë.
 
“Kur flasim për sëmundjet e traktit gastro-intestinal, diaretë apo vjelljet që mund të paraqiten sidomos tek fëmijët janë mjaft të rrezikshme dhe duhet të kenë kujdes në ushqim, të preferohet ushqim i freskët, më tepër fruta dhe perime se sa ushqimet e rënda dhe është e ndaluar, varësisht saisa e alkoolit të jetë e zvogluar dhe sa më shumë lëngje, por jo lëngje me sheqer, por me ujë”, tha Lulzime Bajrami, mjeke.
 
Ekspertët rekomandojnë qytetarët t'i shmangen ekspozimit të drejtëpërdrejtë në diell nga ora 10 deri më ora 17, të konsumojnë ushqim të lehtë dhe sa më shumë pije, të mbajnë higjienë në duar si dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të marrin terapi të rregullta.
 
BELINDA KOKA ADEMI