Botë
Vrasjet në Dallas, Obama u bën thirrje amerikanëve për bashkim
13.07.2016 20:02
Presidenti Barak Obama u ka kërkuar amerikanëve të bashkon, të lënë mënjanë zemërimin dhe të përpiqen të ngrihen mbi racizmin dhe diskriminimin...

Duke pranuar se paragjymi mbetet pjesë e shoqërisë, obama ju drejtua popullit të tij në ceremoninë nderuese të 5 oficereve të vararë në dallas, në të cilën mori pjesë edhe ish presidenti Bush.
Askush nuk është imun ndaj racizmit, as instucionet, pranoi Obama. Presidenti i SHBA Barack Obama u bëri thirrje amerikanëve të martën të lënë mënjanë dëshpërimin dhe të ngrihen mbi ndarjet racore.
Në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë së organiauar në nder të oficerëve policorë të vrarë për motive racore, Obama pranoi se paragjakykimi mbetet një problem i vazhdueshëm kombëtar.
Fjala e presidentit dedikuar viktimave të policë, vjen në kohën kur vrasjet e policisë amerikane të personave me ngjyrë kanë përcarë shoqërinë amerikane, kanë nxitur protesta në të gjithë vendin dhe kanë cuar në kulm debatin e përdorimit të armëve.
Unë e kuptoj se si ndihen amerikanët. Por , dallas, unë jam këtu për tiu thënë se duhet të refuzojmë këtë dëshpërim. Jam këtu për të këmbëngulur se nuk jemi kaq të ndarë sa dukemi. Dhe unë e di këtë sepse unë e njoh amerikën. E di sepse ne kemi kaluar mosmarrëveshje edhe më të mëdha.
Obama vuri në dukje se sulmi në Dallas erdhi gjatë një proteste kundër paragjykimeve racor, duke shtuar se asnjë institucion nuk është imun nga paragjykimet.
Ndoshta ne kemi dëgjuar paragjykime edhe në kokën tonë apo I kemi ndjerë ato në zemrën tonë. Ne e dimë që kjo na ka ndodhur. Dhe ndërsa disa vuajnë më shumë nën barrën e racizmit, të tjerë vuajnë deskriminimin.
Sado që ne përpiqemi të bëjmë më të mirë tonë kundër racizmit dhe u mësojmë fëmijëve tanë më të mirën, asnjë prej nesh nuk është plotësisht i pafajshëm.
Asnjë institucion nuk është tërësisht imun, dhe kështu përfshihen edhe departamentet tona policore. Ne e dimë këtë.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe nënpresidenti Joe Biden dhe ish-presidenti George W. Bush, i cili u shpreh se argumentet kthehen lehtësisht në armiqësi.
Pesë oficerë policie u vranë nga veterani ushtarak mika Johnson, i cili kreu aktin pas zemërimit të akumuluar për varsjet e njerezve me ngjyrë në policia amerikane. Jonson u vra nga autoritet amerikane.
Megjithatë, një javë pasi amerikanët panë imazhe të turmave të zemëruara në protesta kundër vrasjeve racore, memoriali dedikuar oficerëeve të policisë kryesuar nga obama, bush dhe biden i kaloi linjat racore dhe partiake teksa në kor u këndua edhe himni kombëtar.
