Maqedoni

Maqedonia në fazë të verdhë, temperatura të larta dhe UV-rrezatim

14.07.2016 09:04

Territori i tërë Maqedonisë sot do të kaplohet nga temperatura nga faza e verdhë (alerte), deklaroi meteoalarmi nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 14 deri 22, ndërsa temperatura më e lartë e ditës do të lëvizë prej 33 deri 40 gradë. UV indeksi do të paraqesë 9. Në Shkup do të jetë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të dobët nga drejtimi perëndimor. Temperatura do të lëvizë prej 20 deri 39 gradë.
 
Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë dje bëri thirrje që qytetarët t'i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta: mbrojtje nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj diellit, evitimi i qëndrimit në të hapur prej orës 11:00 deri në orën 17:00, veshmbathje e lehtë dhe me ngjyra të çelëta, konsumim i ushqimit të lehtë dhe ujërave, e posaçërisht të kihet kujdes gjatë prëgatitjes dhe konsumimit të ushqimit.
 
Të sëmurëve kronik u rekomandohet që rregullisht ta marrin terapinë e caktuar. Informata për valët e të nxehtit vazhdimisht publikohen në www.toplotnibranovi.mk.
 
Siç paralajmëroi DPHM, moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale, të cilat do të shfaqen më tepër në pjesët lindore të vendit. Do të fryejë erë e dobët, ndërsa në pjesët perëndimore kohë pas kohe erë mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.
 
Të premten pasdite do të shfaqet ndryshim i dukshëm i motit, kur në disa vende do të ketë vranësira jostabile me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme gjatë natës drejt së shtunës, posaçërisht më shumë në pjesët veriore të vendit. Të premten nga fundi i ditës do të fillojë të fryejë erë veriore e cila kohë pas kohe do të prëforcohet dhe do të shkaktojë rënie të menjëhershme të temperaturës.
 
Gjatë fundjavës do të mbisundojë mot kryesisht i vranët, me erë dhe mjaft i freskët me reshje lokale të shiut. Nga e hëna pritet sërish stabilizim i motit me ngritje graduale tl temperaturave.