Maqedoni
Vazhdim i dy seancave kuvendore
14.07.2016 09:23
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen e 108-të, në të cilën në rend dite është Propozimi i ligjit...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen e 108-të, në të cilën në rend dite është Propozimi i ligjit për plotësim të Ligjit për themelim të Universitetit për mbrojtje nacionale, siguri dhe paqe "Damjan Gruev" në Shkup, me procedurë të shkurtuar.
Pas kësaj, Kuvendi do ta vazhdojë mbledhjen e 110-të, në të cilën në rend dite është Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për prodhim bujqësor organik, në lexim të dytë, dhe Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim, në procedurë të shkurtuar.
Në shtëpinë ligjdhënëse për sot janë caktuar edhe mbledhje të Komisionit ligjdhënës-juridike dhe Komisionit për financim dhe buxhet, të cilat do ta shqyrtojnë Propozimin për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, në lexim të dytë./mia
