Maqedoni
Agjencia për komunikime elektronike, internet edhe për kategoritë e rrezikuara sociale
14.07.2016 14:41
Agjencia për komunikime elektronike, përmes një tenderi publik do të përzgjedh ofertën më të mirë për t’u mundësuar...

Agjencia për komunikime elektronike, përmes një tenderi publik do të përzgjedh ofertën më të mirë për t’u mundësuar lidhje në internet me çmime të përballueshme për të gjithë qytetarët edhe familjet që nuk kanë pasur asnjë mundësi për t’u lidhur në internet me ndonjë prej teknologjive në dispozicion.
Propozimi do të jetë në diskutim publik gjatë 30 ditëve të ardhshme dhe më pas pritet që agjencia të shpallë tenderin. Shërbimi universal përfshin edhe përfitime dhe lehtësime të veçanta për kategoritë e rrezikuara sociale.
“Risia në këtë tender publik është se për herë të parë do të përfshihet qasje në shërbimin e internetit, që do t’u garantojë të gjithë qytetarëve qasje në minimum 2MB internet në sekondë, pavarësisht se në cilin vend brenda Maqedonisë gjenden ata. Shërbimi universal do të jetë në dispozicion për të gjithë, por këtu përfshihen edhe kushtet e veçanta për familjet sociale, si dhe për qytetarët me aftësi të kufizuara, në mënyrë që një pjesë e këtij shërbimi do të mbulojë të gjitha këto kategori me mundësi të ndryshme për zbutjen e tyre”,- deklaroi drejtori i AKE-së, Sasho Dimitrovski.
Agjencia për komunikime elektronike prezantoi aktivitetet rregullatore dhe masa për realizimin e shërbimeve të mbuluara nga "shërbimi universal", në të cilin para pesë viteve nëpërmjet tenderit publik ka zgjedhur dy kompani për ofruesit e këtyre shërbimeve në Republikën e Maqedonisë.
BESIM ABDULLAI
