Botë
E pazakontë në Japoni, perandori shpreh vullnetin për t’u tërhequr
14.07.2016 14:50
Perandori i Japonisë, Akihito, ka shprehur vullnetin e tij për t’u tërhequr nga pozicioni si kryetar shteti, gjë që ndodh për herë të parë në historinë moderne të vendit....

82-vjeçari ka pasur komplikacione të shumta shëndetësore gjatë muajve të fundit, ndaj po konsideron idenë e lëshimit të detyrave të tij zyrtare.
Perandori në Japoni nuk ka ndikim në asnjë prej pushteteve kryesore, megjithatë luan një rol të rëndësishëm ceremonial.
Akihito gëzon simpati në radhët e qytetarëve, pasi atij i njihen disa merita, siç është distancimi i shtetit nga nacionalizmi i ashpër që mbeti i trashëguar pas Luftës së Dytë Botërore.
Në rast se ai do të tërhiqet nga pozicioni i tij, kjo do të ishte hera e parë në 200 vite që një perandor e bën një gjë të tillë.
Akihito i është nënshtruar më herët një operacioni për shkak të kancerit në prostata si dhe është operuar në zemër afro katër vite më parë.
Gjatë muajve të fundit, ai ka evituar daljet e shpeshta në televizion si dhe nuk ka qenë mjaft aktiv ndikuar nga problemet shëndetësore.
Trashëgimtari i fronit të krizantemave, gjithmonë nëse Akihito do të largohet, do të jetë djali i 82-vjeçarit, Princi Naruhito.
