Maqedoni

Skadon afati për akreditimin e vëzhguesve

02.04.2014 18:54

Në mesnatë përfundon afati për dorëzim të kërkesave deri tek KSHZ, për vëzhgim të zgjedhjeve presidenciale të caktuara më 13 prill...

Në mesnatë përfundon afati për dorëzim të kërkesave deri tek KSHZ, për vëzhgim të zgjedhjeve presidenciale të caktuara më 13 prill. 
 
KSHZ ka akredituar 166 vëzhgues ndërkombëtarë, 97 përkthyes dhe 27 vëzhgues vendor, por deri tek ata kanë arritur edhe kërkesa tjera. 
 
Nga MOST kanë paralajmëruar se për vëzhgim të dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale dhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 27 prill, do të angazhohen gjithsej 2.238 vëzhgues në gjithë territorin e Maqedonisë.
 
Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka theksuar se dy ciklet zgjedhore do t’i ndjek me 331 vëzhgues. (Sanije Kasami, TVM2)