Botë

Vritet një komandant i ISIS-it

14.07.2016 15:07

Një medium i drejtuar nga i ashtuquajturi “Shtet Islamik” ka njoftuar se një nga komandantët kryesorë të grupit militant, Umar al-Shishani, është vrarë në luftime në veri të Irakut...

Agjencia e lajmeve Amaq tha se Shishani është vrarë në qytetin Al-Shirqat, derisa ka qenë duke luftuar kundër forcave qeveritare irakiane.
 
Pentagoni ka thënë qysh në muajin mars se Shishani është vrarë nga një sulm ajror i ShBA-së në Siri, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga militantët. 
 
Shishani ka qenë këshilltar i afërt i liderit të “Shtetit Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi.