Maqedoni

Në ndryshimin e temperaturave mjekët apelojnë që terapitë të merren me rregull

14.07.2016 15:13

Ulja e temperaturave për 20 gradë ditëve në vijim mund të ndikojë në shëndetin e njeriut, sidomos te personat me sëmundje kardiovaskulare, kronike dhe te ata me hipertension...

Pacientët me tension të lartë në ndryshimin e temperaturave mund të kenë kokëdhimbje, plogështi, rraskapitje, prandaj për çdo ndryshim shtesë që e ndjejnë duhet ta informojnë mjekun amë për konsultim apo ndryshim  të terapisë.
 
Personat të cilët kanë ulje të tensionit duhet të përdorin më shumë lëngje dhe ujë, thonë mjekët.
 
“Për pacientët më në moshë preferohet që në këtë periudhë të qëndrojnë në shtëpi. Nëse ndjejnë ndonjë simptomë më ndryshe apo rritje të tensionit, shtrëngim të gjoksit, frymëmarrje të vështirësuar, ata me sëmundje kronike, me hipertension patjetër të konsultohen me mjekun amë për terapinë që e përdorim për zmadhim apo zvogëlim të dozës. Vlejnë këshillat e njëjta edhe në ndryshimin e  temperaturave në rritjen apo zvogëlimin  e tyre, me rëndësi është të merret terapia e rregullt dhe në kohë dhe secilin ndryshim që dëshirojnë ta bëjnë pacientët, patjetër të konsultohet me mjekun amë”,- deklaroi mjekja, Ivona Mitrova.
 
Mjekët thonë se numri i thirrjeve telefonike është rritur kohëve të fundit, pacientët konsultohen për terapitë e tyre për ndryshim të saj  në bazë të nevojave.
 
Mjekët gjithashtu rekomandojnë që të shmanget dalja jashtë prej orës 10.00 deri në 18.00, të vishen rroba me ngjyrë të hapur dhe të mbahen kapela.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI