Maqedoni
Për 11 herë organizohet manifestimi “Ditët e bariut”
14.07.2016 15:36
Për 11 herë organizohet manifestimi “Ditët e bariut”, e cila do të mbahet në malet dhe kullosat e Bistrës...

Drejtori i Ndërmarrjes publike për kullosa, Lulzim Fejzullahu, ju bën thirrje të gjithë blegtorëve që të jenë pjesëmarrës në këtë garë, e cila do të bëhet në kategori të ndryshme.
“Si çdo vit, edhe këtë vit do të zgjidhet djathi më i mirë. Kemi komision profesional prej profesorëve të fakultetit të bujqësisë. Djathi do të jetë anonim prej tërë Maqedonisë në nivel nacional. Ditën e shtunë, d.m.th. ditën e dytë, do të ketë gara në qethje të dhenve, mjelja e dhenve, si dhe do të zgjidhet dashi më i mirë i malit Bistra. Gjithashtu do të ketë edhe koleksion të qenit të Sharit, si dhe shtande për shitje, përpunime të leshit... Bëhet fjalë për dhenë, për djathë, si dhe do të ketë muzikë me kavalle dhe lodra”,- deklaroi drejtori në Ndërmarrjen publike për kullosa, Lulzim Fejzullai.
Këtë vit, në këtë ndërmarrje merren edhe me aktivitete rreth mbrojtjes, avancimit si dhe përmirësimit të kushteve për shfrytëzimin e kullosave.
Drejtori, Lulzim Fejzullahu, informoi se këtë vit do të vazhdojnë me aktivitete, ku do të hapin rrugë malore afër 44 km për të arritur deri te stanet e barinjve.
Gjithashtu do të bëjnë ndërtimin e 10 miniakumulimeve në Maqedoninë lindore si dhe katër bunarë në rajonin e Manastirit.
REJHANE BUSHI-METAJ
