Botë
Tiranë, reforma në drejtësi përçan politikën
14.07.2016 16:01
Reforma për drejtësi në Shqipëri po e çon politikën shqiptare në një rrjedhë tjetër....

Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila aktualisht është në koalicion qeveritar me partinë socialiste, e ka afruar qëndrimin me atë të Partisë Demokratike.
Nënkryetari, Petrit Vasili, tha se për Shqipërinë nuk duhet të vendosin ekspertët e huaj, pasi Shqipëria nuk është republikë ekspertësh.
Të njëjtën linjë ka mbajtur më vonë edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, në Parlament.
Por, këto qëndrime janë kundërshtuar nga deputeti socialist, Pandeli Majko, i cili tha se prokurorët e rinj nuk do t’i zgjedhin ekspertët e fundit.
“Nëse ndodh kështu, jam gati të largohem nga parlamenti”,- tha Majko.
Debatet kanë vijuar për disa orë. Ndërsa 21 korriku është afati i fundit për ta miratuar reformën për drejtësi.
LULJETA NDOKA
