Botë

Autoritetet turke kanë mbyllur vendkalimin kufitar ndaj Iranit

14.07.2016 17:54

Një ton me mjete shpërthyese, i gjetur në kufirin Turqi-Iran, detyroi autoritetet turke të mbyllin vendkalimin kufitar Girbulak, njoftuan mediat...

Doganierët në afërsi të vendkalimit kufitar kanë vërejtur kabllo të fshehura nën tokë. Gjatë kontrollit të vendit është konstatuar se kabllot arrijnë deri në vendkalimin dhe nën tokë ka pasur të fshehur një ton mjet shpërthyes. Ekipi i xhandarmerisë dhe i policisë ka ndërmarrë masa të përforcuara të sigurisë në rajon. 
 
Ndërkohë në 16 fshatra në qarkun Diarbekir autoritetet turke vendosën orë policore në kohëzgjatje prej 24 orëve për shkak se forcat e sigurisë po gjurmojnë për anëtarë të Partisë Punëtore Kurde (PKK) në rajonin pyjor të qytetit Silvan. Banorëve u është ndaluar të hyjnë ose ta braktisin rajonin në afërsi të Silvanit gjatë orës policore. 
 
Ndërkohë, Ministria turke e Punëve të Brendshme urdhëroi që të ndërrohen dy zëvendës prefektë të Mazidagut, qarku Mardin.
 
Kundër tyre po zhvillohet hetim se nëse janë të involvuar në sulmin me automobil-bombën më 9 korrik, gjatë të cilit jetën e humbën dy ushtarë, ndërsa edhe dy janë lënduar. Supozohet se një automobil i pushtetit lokal është shfrytëzuar për sulmin me bombë. 
 
Vitin e kaluar në Turqi janë arrestuar 22 prefektë, ndërsa 31 janë pushuar nga puna nën dyshimin se e mbështesin PKK-në. 
 
LEUNORA KALIQI