KSHZ-RENDITJA

LSDM 1, PDSH 2, BDI 4, VMRO-DPMNE 5

03.04.2014 18:12

Numrin 1 do ta mbajë LSDM-ja, 2 PDSH-ja, 3 Dinjiteti, 4 BDI-ja, 5 VMRO-DPMNE-ja, 6 RDK-ja, 7 Lëvizja Popullore Maqedonase, 8 Opsioni Qytetar Maqedonas........

Komisioni Shtetëror Zgjedhor, sot hodhi shortin për numrin rendorë që do të kenë partitë politike, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 27 prill. Në shortin e hedhur nga KSHZ-ja, morën pjesë 14 lista për deputetë dhe nëntë parti politike.

Numrin 1 do ta mbajë LSDM-ja, 2 PDSH-ja, 3 Dinjiteti, 4 BDI-ja, 5 VMRO-DPMNE-ja, 6 RDK-ja, 7 Lëvizja Popullore Maqedonase, 8 Opsioni Qytetar Maqedonas, 9 Aleanca për Maqedoni Pozitive, 10 VMRO-Popullore, 11 Partia Social-Demokrate, 12 Partia për Ndryshime Ekonomike, 13 Partia për Prosperitet Demokratik dhe 14 Partia për Ardhmëri Evropiane.

Në këto zgjedhje, BDI për herët të parë do të marrë pjesë në të gjashtët njësi zgjedhore, PDSH dhe RDK në 4 njësi zgjedhore. Ndërsa partitë e bllokut maqedonas, garojnë në 6 njësi zgjedhore.

Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 5 prill dhe për shkak të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, do të ndërpritet më 12 dhe 13 prill. Këto janë zgjedhjet e treta të parakohshme parlamentare në Maqedoni dhe do të mbahen më 27 prill, në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të shtetit. (Afrim Tanallari, TVM2)