Botë
Kabineti i May, përfundojnë emërimet, Gove mbetet jashtë
14.07.2016 20:29
Përfshirja e rivales Andrea Ledsom në kabinet si Sekretare e Shtetit për Ambientin si dhe shkarkimi i Sekretarit të Drejtësisë, Michael Gove...

Përfshirja e rivales Andrea Ledsom në kabinet si Sekretare e Shtetit për Ambientin si dhe shkarkimi i Sekretarit të Drejtësisë, Michael Gove, kanë qënë dy prej surprizave në kabinetin e Kryeminsitres së re të Britanisë, Theresa May.
Michael Govë është zëvednësuar nga Liss, Trus, e cila është bërë gruaja e parë që zgjidhet në këtë post me histori afro 1 mijë vjecare. May preferoi që të mos ndryshojë vetëm tre Sekretarë të emëruar nga paraardhësi i saj, David Cameron.
Në ditën e saj të dytë si Kryeministre, Theresa May, ka përmbyllur emërimet në kabinetin qeverisës, teksa dy lëvizjet që kanë rënë më shumë në sy, ishin ato të shkarkimit të Sekretarit të Drejtësisë, Michael Gove, i cili u zëvendësua nga Liz Truss, si dhe përfshirja e rivales së saj, Andrea Leadsom, e cila do të jetë nga sot e tutje, Sekretare e Shtetit për Ambientin.
Michael Gove ishte një prej figurave kryesore në fushatën e daljes si dhe një politikan me influencë në rradhët e konservatorëve. Zëvendësuesja e tij, Lis Truss, është bërë gruaja e parë që zgjidhet në këtë post me hisotri 1 mijë vjecare.
Nga ana tjetër, dicka e papritur ka qënë emërimi i rivales së saj në garën e konservatorëve Andrea Leadsom, e cila u shpreh gjatë fushatës se ajo e meritonte më shumë që të ishte Kryeministre pasi ka fëmijë, ndërkohë që May nuk është nënë.
Kryetarja e re e ekzekutivit ka preferuar që të mos ndryshojë vetëm tre antarë të kabinetit të mëparshëm, të cilët janë Sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon, Sekretari i Shëndetit, Jeremy Hunt, si dhe Sekretari për Uellsin, Alun Cairns. Ndër lëvizjet më të rëndësishme mund të cilësohen transferimi i Philip Hamond në Ministrinë e Financale dhe vendosja e Boris Johnson në vend të tij si Sekretar për Marëdhëniet me Jashtë.
Nevoja për të negociuar daljen nga BE-ja e ka detyruar Kryeministren që të ngrejë dy departante të reja. Së pari, kabineti do të ketë në përbërje Sekretariatin për Brexit, që do të drejtohet nga David Davis, i njohur për qëndrimet e tij euroskeptike.
Ndërkohë, Liam Fox u konfirmua si Sekretar për Tregtinë Ndërkombëtare. Ky department do të ketë për detyrë që t’i sigurojë vendit marëdhënie të reja tregtare në kushtet BE-ja ka kërcënuar se Britania nuk do të mund të përfitojë nga lëhtësirat financiare të bllokut pas largimit nga unioni./Oranews
