Botë

Deklarata - Assad: Rusia nuk më ka kërkuar asnjëherë të jap dorëheqjen

14.07.2016 21:58

‘Rusia nuk më ka kërkuar asnjëherë që të jap dorëheqjen’, ka qënë kjo deklarata e Presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, i cili shtoi se të ardhmen e tij mund t’a vendosin vetëm qytetarët...

Ai shtoi se ky skenar nuk ka qënë asnjeherë temë diskutimi në bisedimet mes palëve. Deklarata e Assad vjen vetëm pak orë përpara vizitës zyrtare të Sekretarit amerikan, John Kerry në Moskë, i cili do të diskutojë pikërisht konfliktin në Siri me homologun rus, Lavorv.
 
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka deklaruar se Rusia nuk i ka kërkuar asnjëherë që të largohet nga pushteti.
 
Në një prononcim për NBC neës, Assad theksoi se ky opsion nuk ka qënë asnjëherë temë diskutimi mes palëve si dhe në bisedimet e tij të drejtpërdrejta me homologun rus, Vladimir Putin.
 
Ai shtoi se për të ardhmen e tij në arenën politike siriane mund të vendosin vetëm qytetarët e vendit të tij.
 
Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore kanë hedhur akuza të shumta në drejtim të Assad, duke thënë se ky i fundit i ka trajtuar në mënyrë ç’njerëzore personat që kundërshtojnë qeverinë e tij.
 
Prej disa vitesh vendi ka qënë tejet i destabilizuar, ndikuar nga konfliktet e shutma të armatosura. Kjo gjë ka shtyrë edhe miliona njerëz që të largohen nga shtëpitë.
 
Deklarata e Assad vjen vetëm pak orë përpara vizitës zyrtare të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Moskë. Shefi i diplomacisë së VVashingtonit do të diskutojë me homologun Sergei Lavrov, pikërisht në lidhje me konfliktin e Sirisë.
 
Assad është pyetur edhe në lidhje me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, për t’a detyruar këtë të fundit që të largohet.
 
Megjithatë, Presidenti sirain është shprehur se nuk i druhet një skenari të tillë, pasi sipas tij, politika ruse nuk ka të bëjë me marrëveshjet por bazohet në vlera./Oranews