Maqedoni

Dhjetë aksidente në Shkup, lëndohen 11 persona

15.07.2016 09:17

Njëmbëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në gjashtë nga 10 aksidentet e evidentuara në 24 orët e fundit në Shkup...

Në katër aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.
 
Siç informon për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanoski nga SPB-Shkup, gjatë ditës së djeshme policia e komunikacionit ka përjashtuar nga komunikacioni dy shoferë nën ndikim të alkoolit dhe katër shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.
 
Janë zënë edhe gjashtë automjete të parregjistruara, gjashtë persona pa patentë shoferi dhe 29 automjete të parkuara në mënyrë joligjore.
 
Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë larguar 70 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si të këmbësorëve, ashtu edhe komunikacionin motorik.
 
Në suaza të projektit për kulturë të komunikacionit të fëmijëve në institucionet parashkollore Reparti për parandalim pranë SPB-së Shkup sot do të realizojë punëtori edukative në objektin "Stapalçe" në kopshtin "8 Marsi" në komunën e Kisella Vodës./mia