Botë
Të paktën 80 të vdekur kur një kamion u përplas në turmë me njerëz në Nicë
15.07.2016 09:25
Së paku 80 persona e humbën jetën, ndërsa rreth 50 të tjerë janë plagosur mbrëmë vonë në qytetin francez Nicë...

Së paku 80 persona e humbën jetën, ndërsa rreth 50 të tjerë janë plagosur mbrëmë vonë në qytetin francez Nicë, kur një kamion goditi në turmën e njerëzve, të cilët ndiqnin fishekzjarrë në nder të festës kombëtare të Francës - 14 Korriku, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Parisi.
Ministri francez i Punëve të Brendshme Bernar Kaznev kumtoi se mes të vdekurve ka edhe fëmijë, si dhe se 18 nga të lënduarit janë në gjendje kritike.
Sipas njohurive të dëshmitarëve, kamioni me shpejtësi të madhe është përplasur në turmën e njerëzve diçka pas orës 23 e 20 minuta, duke shkaktuar panikë mes të pranishmëve.
Prokuroria e Nicës kumtoi se pasi kamioni ka hyrë mes turmës së njerëzve në shetitoren bregdetare Promenad dez Angle, në të ka qarkulluar rreth dy kilometra dhe me me këtë rast shoferi ka gjuajtur nga pistoleta, derisa nuk është neutralizuar nga policia. Në vet bregun në atë moment ishin tubuar rreth 100.000 persona, të cilët i kanë ndjekur fishekzjarrët.
Prefekti i Nicës, Kristian Estrozi kërkoi nga qytetarët e Nicës të mbesin në shtëpi dhe të jenë larg dritareve. Forca të shumta të rendit bllokuan një pjesë të qytetit në të cilin ndodhi incidenti, ndërsa ekipet e shpëtimit në vendin e ngjarjes u ofruan ndihmën e parë të lënduarve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Pjer-Anri Brande konfirmoi se nuk ka pasur pengje gjatë incidentit dhe se policia e ka vrarë shoferin e kamionit.
Mëngjesin e sotëm rreth orës 4, presidenti francez Fransoa Olond e cilësoi sulmin si akt terrorist, duke paralajmëruar vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të të gjithë rezervistëve.
Oland, i cili mbrëmë ishte në Avinjon, për shkak të sulmit në Nicë është kthyer urgjentisht në Paris në shtabin e krizës në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Autoritetet franceze deri më tani në disa raste kanë paralajmëruar në kërcënime të mundshme serioze për vendin dhe kanë druajtur në sulme të mundshme për shkak të së cilës në të gjitha qytetet janë përforcuar masat e sigurisë për kremtimin e 14 korrikut të Rënies së Bastiljes.
Identiteti i sulmuesit nuk është i ditur, ndërsa tash për tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin./mia
