Botë

Një afgan është vrarë në rrahje mes migrantëve në Athinë

15.07.2016 09:38

Një afgan është vrarë në përleshjet e dhunshme që mbrëmë shpërthyen në qendër për refugjatë dhe migrantë në Eliniko, në pjesën jugore të Athinës...

Sipas raporteve të para, siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Athina, viktima është therrë me thikë dhe rrahur brutalisht gjatë një zënke me një grup bashkëkombëtarë.
 
Ai ka vdekur disa orë më vonë në spital, ndërsa mjekët kumtuan se ka pësuar lëndime serioze në kokë.
 
Edhe dy migrantë, të cilët kanë marrë pjesë në rrahjen, që ka ndodhur në aeroportin e mëparshëm në Athinë, kanë marrë ndihmë mjekësore për lëndime më të lehta.
 
Policia menjëherë ka arritur në vendin e incidentit, ndërsa hetimi është në vijim.