Botë
Në Athinë është regjistruar nivel i lartë i rrezikshëm i ozonit
15.07.2016 09:41
Autoritetet greke shpallën paralajmërim për dëmtimin e shëndetit të njerëzve për shkak të nivelit të lartë të ozonit...

Autoritetet greke shpallën paralajmërim për dëmtimin e shëndetit të njerëzve për shkak të nivelit të lartë të ozonit të regjistruar nga aparatet për matje të ndotjes në rajonin e Atikës.
Në shumë pjesë të rajonit, duke përfshirë edhe një pjesë të madhe të Athinës, janë matur nivele të rrezikshme të larta të ozonit, të cilat e tejkalojnë kufirin e sigurisë prej 180 mikrogramë në një metër kub.
Siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Athina, personave të vjetër dhe njerëzve me sëmundje respiratore u rekomandohet të mos dalin jashtë./mia
