Botë
Policia franceze punon në identifikimin e sulmuesit nga Nica
15.07.2016 09:51
Në kamionin me të cilin ishte kryer sulmi në qytetin francez Nicë janë gjetur dokumente në emër të personit të moshës 31 vjeçare...

Në kamionin me të cilin ishte kryer sulmi në qytetin francez Nicë janë gjetur dokumente në emër të personit të moshës 31 vjeçare me shtetësi franceze dhe tuniziane, i cili deri tani ka qenë i njohur për policinë vetëm për vepra më të vogla penale, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Parisi.
Sipas burimeve policore, këto persona nuk ishin në listën e shërbimeve zbuluese franceze si ekstremist i dyshuar radikal dhe kryerës potencial i akteve terroriste.
Në kamion është gjetur edhe armë e rrejshme dhe bombë e paaktivizuar.
Sipas ministrit frncez të Punëve të Brendshme Bernar Kaznev "identifikimi i kriminelit është në rrjedhë dhe hetimi duhet të konfirmojë nëse ai ka pasur bashkëpjesëmarrës".
Kamioni me të cilinë shtë kryer sulmi është huazuar./mia
