Botë

Gilmor: Terroristët shfrytëzojnë metoda të reja dhe deri më tani të panjohur në sulmet e tyre

15.07.2016 10:00

Margaret Gilmor, eksperte për luftë kundër terrorizmit nga Instituti mbretëror britanik i mbrojtjes...

Margaret Gilmor, eksperte për luftë kundër terrorizmit nga Instituti mbretëror britanik i mbrojtjes, thotë se sulmi në Nicë i ka "të gjitha karakteristikat" e atyre që janë të organizuara nga Shtetit Islamik (SHI).
 
Ajo gjithashtu shtoi se është e mundur që kjo të jetë e kryer nga ana e një individi, që i ndanë idetë dhe ideologjinë e tyre.
 
"Doli që ky akt terrorist është ndryshe nga ata deri më tani. Punohet në grupe dhe në mënyrë individuale të cilët mund të jenë ose të mos jenë të ndërlidhura me SHI-në, por e përcjellin mënyrën e njëjtë, ideologjinë e njëjtë dhe kjo tregon se metodologjia e sulmeve është plotësisht e re. Kjo tani realizohet në vende ku parandalimi dhe intervenimi i policisë do të ishin vështirë të realizueshne", theksoi Gilmor./mia