KRE: Liberalizimi i tregut do të rezultojë me energji më të lirë
Sipas këtij komisioni, kompanitë që kanë nënshkruar marrëveshje për furnizim me energji elektrike në tregun e lirë, do të kenë përfitim me zvogëlimin e shpenzimeve prej 17 deri në 30%........
Liberalizimi i tregut do të rezultojë me energji më të lirë, vlerësuan sot nga Komisioni Rregullatorë i Energjetikës, me rastin e fillimit të fazës së dytë të procesit të liberalizimit.

Sipas këtij komisioni, kompanitë që kanë nënshkruar marrëveshje për furnizim me energji elektrike në tregun e lirë, do të kenë përfitim me zvogëlimin e shpenzimeve prej 17 deri në 30%.
Të gjitha kompanitë private që i plotësojnë kriteret, kanë nënshkruar marrëveshje, bëjnë të ditur nga Komisioni Rregullatorë i Energjetikës.
“Përfitimi i parë nga tarifat që ka publikuar Komisioni Rregullatorë i Energjetikës për kompanitë distribuese, janë më të ulëta nga 28 deri në 73% nga çmimet paraprake mesatare për distribuim. Në tregun e lirë, nevojat për energji do të plotësojnë 222 kompani me më shumë se 50 të punësuar dhe të ardhura të përgjithshme prej më shumë se 10 milion euro”, - deklaroi kryetari i KRE-së, Dimitar Petrov.
Me fillimin e fazës së dytë, në Maqedoni ka liberalizim real mes 45 dhe 50% të tregut të energjisë elektrike. Pjesë e tregut të liberalizuar janë edhe 10 nga 29 ndërmarrje publike, ndërsa edhe 19 kompanitë e mbetura duhet të hapin tender.
Pjesë e këtij tregu duhet të bëhen edhe 600 mijë familje dhe konsumatorë të vegjël, vlerësojnë nga Komisioni Rregullatorë i Energjetikës. Ata, që nga tetori do të mund të zgjedhin furnizues nga i cili do të shfrytëzojnë energji elektrike vitin e ardhshëm. (Gyltene Sinani, TVM2)