Botë
Panikë në Paris: Tym mbuloi Kullën e Ajfelit
15.07.2016 11:10
Pothuaj në të njëjtën kohë derisa në Nicë është zhvilluar dramë e përgjakshme, me ç'rast jetën e humbën mbi 80 persona...

Pothuaj në të njëjtën kohë derisa në Nicë është zhvilluar dramë e përgjakshme, me ç'rast jetën e humbën mbi 80 persona, Kulla e Ajfelit në Paris mbrëmë u mbulua nga tymi.
Sipas policisë, bëhet fjalë për raketë për fishekzjarrë, që gjendej në kamion, dhe e cila rastësisht është djegur.
Edhe pse të pranishmit kanë menduar se bëhet fjalë për sulm të planifikuar terrorist, alarmi i rrejshëm shpejt është ndriçuar, njoftojnë mediumet lokale./mia
