Botë
Tragjedia në Francë, shkon në 84 numri i të vrarëve në Nice
15.07.2016 12:50
Festa kombëtare e Francës u mbyll tragjikisht. Një kamion hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nices...

Festa kombëtare e Francës u mbyll tragjikisht. Një kamion hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nices, duke vrarë të paktën 84 persona dhe duke lënë dhjetëra të plagosur.
Incidenti ndodhi në bulevardin buzë detit “Promenade des Anglais”, pikërisht në momentin kur po realizohej një shfaqje me fishekzjarrë e organizuar nga Bashkia me rastin e Ditës së Bastijës.
Prej mbrëmë e deri në ditën e sotme gjithnjë e më tepër po thellohet bilanci tragjik i viktimave. Flitet për 84 të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar rëndë.
