Botë

Obama: të rikthejmë besimin e policisë

15.07.2016 13:04

Presidenti amerikan, Barack Obama, i kërkoi policisë dhe komuniteteve me ngjyrë në ShBA që të bashkohen duke eliminuar situatën e krijuar që duket sikur i ka vënë përballë...

Ai shtoi se të gjithë duhen angazhuar që të diskutojnë dhe bashkohet, e jo secili të mbyllet në qoshen e tij.

Pas çdo vrasjeje masive në ShBA vitet e fundit, lideri i Shtëpisë së Bardhë ka mbajtur fjalime prekëse dhe morali, por në takim ai mori rolin e kryekomandantit që ngushëllon, ndërsa i përgjigjej pyetjeve të njerëzve.

Në takimin ishin të pranishëm Diamond Reynolds e dashura e Philando Castile, që u vra nga policia në Minesota, dhe Cameron Sterling, djali i Alton Sterling, që u vra në Luizina po nga policia.

Ata kërkuan ndihmën e presidentit për të sjellë ndryshime.

Obama u përpoq sa mundi që të ngushtonte humnerën mes policisë dhe komunitetit me ngjyrë, megjithëse analistët thonë se takimi nuk solli zgjidhje.

Presidenti ngushëlloi familjet e viktimave të dhunës policore, por gjithashtu shtoi se policia përballet me sfida kolosale dhe nuk mund t’ia dalë e vetme.