Sela nuk pranon vendimin e Thaçit
Lidhur me vendimin e liderit të PDSH-së, Menduh Thaçit, për përjashtimin nga partia të Selës dhe kryetarit të degës së Strugës, ka deklaruar se vendimi për përjashtimin e tij është bërë në mënyrë jostatutare......

Lidhur me vendimin e liderit të PDSH-së, Menduh Thaçit, për përjashtimin nga partia të Selës dhe kryetarit të degës së Strugës, ka deklaruar se vendimi për përjashtimin e tij është bërë në mënyrë jostatutare......
Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, kryetari i degës së PDSH-së në Strugë, Lavdërim Elmazi, kryetarët e nëndegëve të kësaj partie, këshilltarët, përfaqësuesit e Forumit të Gruas dhe Rinisë së partisë, në takim me gazetarët, kanë komentuar zhvillimet e fundit në PDSH dhe qëndrimin përfundimtar të degës së Strugës.
Lidhur me vendimin e liderit të PDSH-së, Menduh Thaçit, për përjashtimin nga partia të Selës dhe kryetarit të degës së Strugës, ka deklaruar se vendimi për përjashtimin e tij është bërë në mënyrë jostatutare dhe ka shtuar se Menduh Thaçi as nuk e ka anëtarësuar dhe as nuk mund ta përjashtojë Selën nga partia.
“Nuk ka kurrkush të drejtë që Ziadin Selën, Lavdërim Elmazin, apo asnjë nga këta anëtarë të cilët janë këtu të PDSH, t’i përjashtojë prej qendrës. Ziadin Selën nuk e ka sjellë në PDSH Menduh Thaçi, që ta largojë Menduh Thaçi. Ziadin Sela është anëtarësuar në PDSH prej në fillimin e vet, me vet dëshirë, ka punuar dhe për këtë është dëshmitar opinioni, ka punuar që kjo parti të ngrihet në këmbë dhe tani siç duket, pasi u ngrit në këmbë, dikush mundohet ta luftojë Ziadinin, por pak rëndësi ka kjo. Menduh Thaçi me kryesinë qendrore mund të marrë vendim që Ziadinin ta përjashtojnë nga kryesia qëndrore, këtë e ka bërë në mënyrë jostatutare, nuk ka pasur mbledhje të kryesisë qëndore, është vendimi i dy apo tre individëve të kryesisë qëndrore ose i njërit. Secili mund të flasë për vete, të thotë që unë prej këtij momenti nuk jam anëtarë i PDSH-së dhe këtë mund ta ta thotë Mehduh Thaçi, do të kishte shumë të drejtë ta thotë që unë Menduh Thaçi prej sot s’jam anëtar i PDSH-së. Nëqoftëse i fiton zgjedhjet, atëherë duhet të sillemi politikisht korrekt, duhet me i thënë urdhëro vazhdo dhe realizo marrëveshjen e re politike. Nëse i humb zgjedhjet më 27 prill, unë nga këtu i them që të japë dorëheqje, ndryshe do merret gjithçka që është e nevojshme, që të ndryshojë lider-shipi i PDSH-së”, deklaroi kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela.
Sela ripërsëriti se PDSH-ja e Strugës qëndron pas vendimit për moratorium në zgjedhjet parlamentare, ndërsa ai theksoi se do të mbështesë kandidaturën e Iljaz Halimit, sepse të njëjtën e ka votuar edhe në kryesinë qëndrore.
PDSH, gjatë të mërkurës ka vazhduar promovimin e kandidatit të saj për president, Iljaz Halimit, në fshatin Ladorishtë të Strugës. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kandidati Iljaz Halimi, ka deklaruar se mbështetja për të do të mundësonte faktorizimin e shqiptarëve. Halimi ka potencuar se me kandidimin e tij për kryetar shteti, ju mundësohet shqiptarëve që ta kenë njeriun e tyre dhe të vetmin shqiptar për president shteti. Sipas Halimit, të jesh kryetar shtetit është mundësi e madhe, por edhe një mundësi që ta ndihmosh popullin tënd, duke e parandaluar diskriminimin që atij i është bërë dhe i bëhet në vazhdimësi.
“Nëse më jepet besimi për kryetar shteti, do të jem shumë transparent me qytetarët, çdo gjë do ta bëj hapur dhe me përgjegjësi. Një ndër kompetencat e kryetarit të shtetit është edhe politika e jashtme, unë premtoj se do të angazhohem për një politikë më të gjërë ndaj shteteve fqinje”, u shpreh kandidati për president nga PDSH, Iljaz Halimi. Halimi ka shtuar se nëse do të zgjidhet president, do ta forcojë bashkëpunimin me shtetet e Bashkimit Evropian dhe të rajonit, për tërheqjen e investitorëve të huaj, për zhvillimin ekonomik të vendit, zhvillim të turizmit dhe tregtisë.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, sot takoi ambasadorin e Bashkimit Evropian, Aivo Orav dhe ambasadorin amerikan, Pol Uolers. (Mefail Ismaili, TVM2)
