Maqedoni

Komisioni për financa dhe buxhet, vazhdon debati i amendamenteve të opozitës

15.07.2016 16:32

Me pak debat dhe pa shumë kundërshtime, ka vazhduar shqyrtimi i amendamenteve në Komisionin për financa lidhur me propozim-buxhetin e ri për vitin 2016...

Pushteti me shumicë votash ka hedhur poshtë amendamentet e opozitës.
 
“Amendamenti nuk pranohet”,- tha Gëzim Beadini.
 
Nga PDSh kanë vazhduar të akuzojnë partnerin shqiptar në pushtet se mospranimi i amendamenteve do të thotë që shqiptarëve t’u mungojnë nevojat themelore për jetë.
 
“Ne kërkojmë ujë, kërkojmë rrugë, kërkojmë shkolla, kërkojmë ambulanca, kërkojmë ajër të pastër... Ne na është marrë elementarja, ne luftojmë ende për atë që quhet elementare, për një jetë normale, për një mirëqenie, nuk plasim për lukse e bollëqe. Nuk kërkojmë patinazhe për fëmijët tanë, filarmoni, sepse ato janë në Shkup dhe vende të tjera të banuara me shumicë maqedonase”,- deklaroi Merale Uzeiri Ferati nga PDSh.
 
Komisioni për financa disa ditë me radhë po shqyrton disa qindra amendamente, disa qindra amendamente që i ka parashtruar opozita shqiptare, ndërsa opozita maqedonase e bojkoton punën e Kuvendit, e me këtë edhe debatin rreth rishikimit të buxhetit. 
 
Ndërkohë, sipas ekzekutivit dhe shumicës parlamentare, nuk bëhet fjalë për ndryshime serioze në buxhet. 
 
NAIM RAMADANI