Maqedoni

“Civil” shpërblen gazetarët qytetarë

15.07.2016 16:49

Kriza politike dhe ndikimi i diplomatëve ndërkombëtarë në tejkalimin e saj, protestat e “Revolucionit laraman”...

Kriza politike dhe ndikimi i diplomatëve ndërkombëtarë në tejkalimin e saj,  protestat e “Revolucionit laraman”, shkelja e të drejtave të punëtorëve në Krushevë apo problemet në shëndetësi janë temat që janë trajtuar nga gazetarë qytetarë në video dhe foto materialet e tyre dërguar në kuadër të projektit “Objektivi qytetar”, të organizuar nga Organizata joqeveritare “Civil”.
 
Sot u ndanë pesë shpërblime për gazetarë qytetarë të cilët zakonisht trajtojnë tema nga aktualiteti. 
 
“Gazetarët qytetarë vazhdimisht na dërgojnë video dhe foto materiale që dëshmojnë për shkelje të ndryshme të të drejtave të njeriut, në kontekst zgjedhor, por edhe në kontekst më të gjerë të të drejtave të njeriut, shkeljen e të drejtave sociale, manipulimin e grupeve etnike, apo pakicave”,- tha Maria Tegovska nga “Civil”.
 
Shpërblimi i gazetarëve qytetarë nga “Civil” u bë për herë të gjashtë, ndërsa projekti do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
 
GYLTENE SINANI