Maqedoni

Banka Botërore Maqedonisë i vendosi në dispozicion 25 milionë euro

15.07.2016 17:48

Ministria e Financave sot informoi se Banka Botërore i vendosi në dispozicion Maqedonisë mjetet nga projekti për përmirësim të shërbimeve komunale 2...

“Kjo do të thotë se Maqedonia nga sot ka qasje deri te këto mjete nga Banka Botërore në vlerë prej 25 milionë eurosh, të cilat janë të dedikuara për mbështetje të projekteve kapitale në komunat në shtet”,- thuhet në kumtesën nga Ministria e Financave.

Bordi i Bankës Botërore shfrytëzimin e këtyre mjeteve, siç thuhet, fillimisht e kushtëzoi me mbajtje të zgjedhjeve parlamentare, gjegjësisht t’i vendosin në shfrytëzim pas përfundimit të zgjedhjeve, tani e ndryshuan vendimin dhe mjetet bëhen efektive që nga sot.

Ministria e Financave theksoi se në kohë më të shpejtë të mundur do të publikojë thirrje publik deri te komunat për aplikim për këto mjete. 

“Përmes projektit të parë për përmirësim të shërbimeve komunale MSIP 1, me sukses janë financuar 70 projekte në 54 komuna, në kuadër të së cilave u ndërtuan shkolla, kopshte, rrugë lokale, ujësjellës, kanalizime dhe projekte të tjera kapitale për përmirësim të jetës në komunat e Maqedonisë”,- informojnë nga Ministria e Financave.