Botë

Kosovë, më 3 gusht do të mbahet debati për demarkacionin

15.07.2016 17:53

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që më 3 gusht të mbahet debati profesional shkencor mes Komisionit shtetëror për Demarkacion dhe Grupit...

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që më 3 gusht të mbahet debati profesional shkencor mes Komisionit shtetëror për Demarkacion dhe Grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi. 
 
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se edhe pse ishte e paraparë që sot të procedohet nga Qeveria për në Kuvend Ligji për demarkacionin, një gjë është shtyrë që të merren vërtetimet dhe dëshmitë e opozitës se Kosova po humb territor me këtë vijë kufitare.
 
“Së bashku me partnerin e koalicionit kemi vlerësuar se ka mundësi që akoma të shfrytëzojmë këtë hapësirë dhe të studiojmë të gjitha mundësitë që me ligj të shohim hapjen e mundësive për të argumentuar vërtetë që ligji mund të përfshijë argumentimin e fakteve, që do të mundësonin që në të ardhmen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të krijohen situata në të cilat ne do të mund të bisedonim dhe të rishikonim pjesë të caktuara të marrëveshjes në bazë të interesit dypalësh”,- deklaroi Isa Mustafa.