Futboll

E. League, kundërshtarët e mundshëm, të kalueshën në letër

15.07.2016 18:51

Një shans i artë për të vazhduar rrugën më tej në Europa League...

Edhe pse duhet të luajnë ende edhe ndeshjet e kthimit në raundin e dytë paraeliminator të Europa League, Kukësi dhe Shkëndija mësojnë çiftet nga ku do të dalë kundërshtari i tyre i mundshëm në fazën tjetër, gjithmonë nëse këto dy skuadra presin biletën për në fazën e tretë.
 
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës së tretë që paraprin raundin play-off dhe në rast kualifikimi, Kukësi mund të peshkojë një kundërshtar më të lehtë se Austria e Vienës.
 
Bëhet fjalë për çiftin Shirak-Spartak Trnava, dy kundërshtarë të kalueshëm në letër nëse marrim parasysh paraqitjen pozitive të verilindorëve në sfidën e “Ernst Hapel” por edhe takimet me malazezët e Rudar ku Kukësi ishte dukshëm më superior.
 
Përballja e parë mes armenëve dhe sllovakëve u mbyl në barazim 1-1, çka do të thotë se është lehtësisht e favorizuar për të kaluar në fazën tjetër.
 
Për Shkëndijën që u ndal në një barazim pa gola në transfertën e Bakut kundër Neftchi, është projektuar skuadra çeke e Mlada Boleslav e cila hyn në lojë pikërisht në fazën e tretë.
 
Takimet e para do të luhen në datën 28 Korrik me Kukësin dhe Shkëndijën që në rast kualifikimi do të jenë skuadra pritëse dhe takimet e kthimit në datën 4 Gusht.