ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Popovski prezantohet në SHTIP

03.04.2014 18:59

Maqedonia duhet të fillojë të besojë në vlera dhe në kualitet, ka thënë para të pranishmëve kandidati për president nga Opsioni Qytetar për Maqedoninë, Zoran Popovski....

Opsioni Qytetar për Maqedoninë, përpara qytetarëve të Shtipit, ka kërkuar që të bashkohet popullata, sepse ka ardhur koha për një opsion të ri politik. Gjithashtu ka ardhur koha që paratë e popullit të shfrytëzohen dhe jo të harxhohen.

Maqedonia duhet të fillojë të besojë në vlera dhe në kualitet, ka thënë para të pranishmëve kandidati për president nga Opsioni Qytetar për Maqedoninë,  Zoran Popovski.

“Të tërhiqemi nga vlerat e rrejshme dhe nga ajo pjesë e rrejshme e letrës, e cila quhet librezë partiake. Largohuni nga ëndrra e quajtur  punë në administratë publike. Kthehuni tek  ndërmarrjet  dhe filloni të merreni me punën e  prodhimeve  të Maqedonisë”, deklaroi nga Opsioni Qytetar për Maqedoninë, Zoran Popovski.

“Maqedonia nuk është shtet i pasur, që paratë e popullit të harxhohen për të kaluarën, por për të tashmen, industrinë, termoelektranën,  autostradat, si dhe të mendohet për hapjen e punësimeve të reja”, shtoi Popovski.

Lideri i partisë, Stevçe Jakimovski,  e quajti partinë e tij përfaqësuese të qytetarëve,  si dhe mbrojtëse të qytetarëve të dobët. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)