Mbështetje për politikat e Erdogan, grushti u dënua nga liderët ndërkombëtarë
Mengjesi i sotem e gëdhiu Turqinë me tanke ende të pozicionuara nëpër rrugët e Ankarasë dhe Stambollit....

Liderët botërorë kanë dënuar grushtin e shtetit në Turqi , duke i dhënë kështu mbështetje të drejtpërdrejtë Presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Nga Uashingtoni presidenti Barak Obama u bëri thirrje të gjitha palëve në Turqi të mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike”.
NATO gjithashtu bëri thirrje për “respektim të plotë” të institucioneve demokratike të Turqisë. Kreu i Këshillit Europian Donal Tusk, duke folur nga Mongolia ku ndodhet në samitin euro aziatik, tha se pasojat e grushtit të shetit do të jenë vendimtare për të gjithë rajonin dhe për marrëdhëniet në Turqi.
Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar pas grushtit të shtetit, i cila tha se”rendi demokratik” duhet të respektohet në Turqi. Zyra e saj gjithashtu lajmëroi se Merkel është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë për të mbështetur qeverinë e zgjedhur nga populli në Turqi.
