Stamboll-Shkup dhe anasjelltas, anulohen fluturimet e mëngjesit
Kompania ajrore TAV ne aeroportin "Aleksandri i Madh" në Shkup, ne Web faqen e saj...

Kompania ajrore TAV ne aeroportin "Aleksandri i Madh" në Shkup, ne Web faqen e saj në të cilin janë shfaqur fluturimet dhe aterimet e fluturimeve të aeroplanëve, ka njoftuar se janë anuluar fluturimet e mëngjesit të kompanisë ajrore "Turkish Erlajns" nga Stambolli për në Shkup dhe nga Shkupi për në Stamboll.
Tani për tani, siç qëndron në ueb faqe, do të realizohen fluturimet e mbrëmjes TK 1006 për në orën 22:55 për në Stamboll, si dhe aterimi i aeroplanit TK 1005 nga Stambolli për në Shkup për në orën 20: 00.
Linjat ajrore për në Antali për sot dhe nesër, siç qëndron në ueb faqen e TAV - aeroporti "Aleksandri i Madh" në Shkup, do të zhvillohen në orarin e paralajmëruar të aeroplanëve.
