MPJ në kontakte me ambasadat dhe autoritetet, të qëndrohet në lokacione të sigurta
Ministria e Punëve të Jashtme informoi se vazhdimisht po e përcjell gjendjen në Turqi...

Ministria e Punëve të Jashtme informoi se vazhdimisht po e përcjell gjendjen në Turqi dhe është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Ankara dhe Konsullatën e përgjithshme në Stamboll.
"Njëherit, i njofton të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët ndodhen në këtë moment në Turqi të qëndrojnë në lokacione të sigurta, që të mos i braktisin hotelet dhe objektet ku janë të vendosur dhe të evitojnë tubime në lokacione publike", thuhet mes tjerash ne kumtesen e sotme të ministries se Puneve te Jashtme te Maqedonisë.
Në kumtesë me tej thuhet se për të gjithë pyetjet e dhe ceshtjet e lidhura me ceshtjen e sigurise se shtetasve të Maqedonisë të cilët për momentin ndodhen në Turqi, qytetaret mund te drejtohen në telefonat e hapur në përfaqësitë diplomatike konsullare te Maqedonise ne Ankara dhe Stamboll ose në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
