Erdogan: Autorët do të përgjigjen para drejtësisë
Erdogan tha se përpjekja për grusht shteti ishte një “akt tradhtie” dhe ushtria duhet të pastrohet...

Prova finale e dështimit grushtetit ishte rikthimi i presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan në Stamboll gjatë orëve të para të mëngjesit.
I rrethuar nga mbështetësit që brohorisnin me entuziazëm, live në TV, Erdogan tha se përpjekja për grusht shteti ishte një “akt tradhtie” dhe ushtria duhet të pastrohet.
Nuk dihet ende se kush udhëhoqi përpjekjen për grusht shteti dhe cila është mbështetja që gëzon në radhët e ushtrisë.
Megjithatë, në një deklaratë, Ministria e Jashtme u kujdes të ndajë pjesëmarrësit në grusht me pjesën tjetër të ushtrisë.
Gishti i Presidentit turk, Recep Taip Erdogan u drejtua nga Fetullah Gulen, ish-aleati i tij i shndërruar tashmë në kundërshtarin kryesor.
Erdogan akuzoi Gulen se ka kryer një akt tradhtie të lartë dhe se qëndron pas përpjekjes për grusht shtet.
Por vetë kleriku dhe organizata që ai drejton me bazë në Shtetet e Bashkuara ka mohuar përfshirjen në ngjarjet e fundit në Turqi.
Gulen është themeluesi dhe drejtues i lëvizjes “Hismet”, lëvizje që Erdogan e ka përfshirë në listën e organizatave terroriste me anë të një vendimi të marrë disa javë më parë.
