ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Pendarovski vazhdon fushatën

03.04.2014 19:01

Shanse për punësime duhet të kenë më të mirit, më të përgatiturit dhe më të shkolluarit, pa marrë parasysh se në cilën parti janë, tha Pendarovski...........

Kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski, ka kërkuar mbrëmë përkrahjen e qytetarëve të Kumanovës, e Kriva Pallankës, duke u premtuar atyre se do tu kushtojë vëmendje problemeve të cilat e mundojnë Maqedoninë, me përkushtim të veçantë të ekonomisë, demografisë dhe demokracisë.

Shanse për punësime duhet të kenë më të mirit, më të përgatiturit dhe më të shkolluarit, pa marrë parasysh se në cilën parti janë, tha Pendarovski, duke shtuar se nëse njerëzit nuk shikohen sipas përkatësisë partiake, për të rinjtë do të ketë vende pune në Maqedoni dhe jo alternativë e vetme për fitim të mbetet Afganistani.

“Gjatë 5 viteve të fundit, njerëzit ikin nga Maqedonia pa e kthyer kokën mbrapa, a thua pse? Sepse Qeveria ka ndarë në 2 kategori qytetarët e Maqedonisë, në pjesëtarë të një partie politike dhe të gjithë të tjerët ku hyjmë ne, Qeverisë ne nuk i interesojmë dhe nëse vazhdon kështu Maqedonia do të zbrazet për 5 vite. Atëherë ne do të kemi  shtet, por pa popullatë dhe ky lloj shteti më mirë të mos ekzistojë”, deklaroi kandidati për president nga LSDM, Stevo Pendarovski.

Kandidati presidencial, Stevo Pendarovski, theksoi se nëse ai zgjidhet për president, do të jetë një nga politikanët e parë i cili nuk do të ketë sigurim, sepse siç tha ai, nuk ka gabuar ndaj askujt në jetë dhe ky është shkaku që mund të shëtitet e të flejë i qetë edhe si president. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)