Trazira në Turqi, dështoi grusht shteti, 200 të vdekur dhe mbi 1500 të plagosur
Tani me kane filluar arrestimet në radhët e ushtrisë turke...

Dështon grushti ne Turqi.Tani me kane filluar arrestimet në radhët e ushtrisë turke.
Bllokimi i urave mbi Bosfor ishte ndër veprimet e para të ndërmarra nga organizatorët e grushtit të shtetit.
Një njësi prej 60 ushtarësh dhe disa tanke u vendosën në këtë pikë që lidh dy pjesët e Stambollit duke bllokuar krejtësisht qarkullimin.
Bllokimi zgjati përgjatë gjithë natës dhe me daljen e diellit dhe ndoshta marrjen e lajmit që grushti i shtetit dështoi, ushtarët e vendosur mbi ura u dorëzuan.
Momenti i dorëzimit të tyre u shfaq drejtpërdrejtë në televizionet turke dhe ato ndërkombëtre.
Turqia u zgjua e trazuar nga ngjarjet e natës së mbrëmshme , ku Qeveria dhe Presidenti Erdogan denoncuan një përpjekje për grusht shteti nga fraksione të ushtrisë së vendit.
Mbeten ende shumë gjëra për t’u zbardhur mbi rrjedhën e ngjarjeve, por ajo që është e sigurtë, të paktën sipas Ankarasë zyrtare, është se grushti ndaj shtetit turk dështoi, por jo pa kosto.
Të paktën 90 persona kanë gjetur vdekjen dhe mbi 1 e 500 janë plagosur nga trazirat e natës, përfshirë këtu ushtarë dhe civilë.
Qeveria turke thotë se ka marrë kontrollin e institucioneve që u mësynë nga ushtarakët rebelë dhe se ka arrestuar mbi 1500 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ushtarakë.
Kryeministri Yildirim deklaroi në orët e para të mëngjesit se situata ishte pothuajse nën kontroll. Më herët ai kishte urdhëruar forcat ushtarake besnike që të shënjestronin helikopterët, avionët dhe tanket e përdorura nga grupi i ushtarakëve pjesëmarrës në grushtin e shtetit.
Një helikopter i tyre u qëllua teksa po fluturonte mbi Ankara, duke vrarë të gjithë pjesëtarët në bord.Të shtëna sporadike raportohen ende në disa qytete të vendit dhe ka raportime se grupe ushtarësh pjesë e grushtit të shtetit po vijojnë rezistencën.
Mediat vendase thonë se ata zotërojnë ende disa tanke dhe helikopterë dhe kanë refuzuar deri më tani që t’u dorëzohen autoriteteve.
Edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë turke, Hulusi Akar, që u raportua i marrë peng më herët nga anëtarët e grushtit të shtetit, është liruar.
