Shkup, veturat e amortizuara të lëna në harresë
Veturat dhe karrocat të vjetra vazhdojnë të kalben vite me rradhë...

Veturat dhe karrocat të vjetra vazhdojnë të kalben vite me rradhë në parkingjet e kryeqytetit.
Nuk egziston lagje në Shkup ku nuk mund të hasen të pakten 2 vetura të amortizuara që nuk përdoren, por qe kane zene vende neper parkingje.
Kështu është gjendja edhe në lagjen Çair, Fushë Tophanë dhe Shkup- Veri.
“Veturat e vjetra jo vetëm që prishin pamjen, por njherësh janë penges e madhe për vozitësit të cilët nuk kanë ku ti parkojnë veturat e tyre të cilat janë në përdorim “
Qytetarët e anketuar të TVM-2 nga kjo zonë thonë se ky problem është i kahëmotshëm dhe se i njëjti u krijon shumë probleme. Ata janë të detyruar duke pasur parking ku jetojnë të parkojnë veturat e tyre në zonat për rreth. Ata disa herë i kanë lutur pronarët ti largojnë veturat e tyre të amortizuara, por një gjë e tillë kurrë nuk është bërë nga ta. Tashmë ata kanë nevojë për ndihmë të institucioneve.
“Veturat e vjetra janë shumë nëpër lagjet e Shkupit dhe kemi shumë penges nga to. Shumicën e rasteve ndodh ndonjë problem, personi i cili jeton këtu e ka parkuar poshtë. Pronari i veturave thotë se vetura e vjetër nuk pengon dhe nuk e largon. Ka pasur raste kur fëmijët kanë hyp mbi këto vetura dhe janë rrezuar, dhe gjithashtu ka pasur raste kur fëmijët kanë hyrë në këto vetura dhe nuk kan mundur të dalin”
“Kjo ka filluar prej kur filluan të eksportohen veturat nga jashtë, dhe këto vetura i lanë mas dore. Zastava 101 dhe “Jugo” ka ku do.Unë vetë personalisht detyrohem veturën time ta parkojë në park ose trotuar e jo në parking se nuk kam vend. Ishte një ditë me shi dhe me beson se prej këtyre veturave uji nuk ka mundur të shkoj te kanalizimi dhe krejt na ka hyrë uji nëpër garazhet dhe këtu ka qenë një katstrof e vërtet”
Autoritet e komunës së Çairit por dhe të komunave të tjera deri para vitit 2011,sipas ligjit për pastërti publike kanë pasur kompetenca t’i marrin veturat e vjetra, por kjo gjë, tashmë 5 vite e më shumë, nuk e kanë më komunat.
Me këtë ligj komuna e Çairit ka arritur të pastrojë në atë kohë mbi 40 vetura të shkatrruara.
Nga Qyteti i Shkupit nuk deshën të prononcohen më gjërësisht për çështjen në fjalë dhe të sqarojnë se si mund të zgjidhet ky problem në të ardhmen që shqetëson shumë qytetarë në Shkup.
MPB në këtë drejtim është e kufizuar për të vepurar shumë në terren, sqarojnë ata për TVM-2.
Sipas ligjit për sigurimin e komunikacionit rrugor, ata kanë për detyrë vetëm në kërkesë të qytetarëve të dalin në terren dhe pasi i gjejnë të dhënat e pronarit të veturës së vjetër të shqiptojnë gjoba eventuale, por asesi nuk mund të organizojnë aksione për grumbullimin e veturave të vjetra pasi që ata nuk kanë depo të tyre për ti vendosur makinat e sekuestruara.
Problemi kryesor sipas tyre është mungesa e korrnizes ligjore përmes së cilës autoritet përgegjëse do të kishin mundur tua marrin të drejtën pronësore pronarëve të veturave, para se tua marrin të njejtat nga parkingjet. Vetura të amortizuara ndër vite qendrojnë edhe në parkingjet e shumë institucioneve shtetërore në Shkup. (Rexhep Qamili, TVM2)
