Aksion për pastrimin e Kanjonit në Matkë
Ky aksion është në vazhdën e të gjitha aktivieteve të cilat Komuna e Sarajit...

Gjatë tre ditëve të kaluara Komuna e Sarajit, Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Ndërmarrja Komunale –Saraj dhe ndërmarrja e Qyetit të Shkupit -Higjiena Komunale kanë bërë pastrimin e tërësishëm të qendrës rekerative në Matkë.
Poashtu në këtë qendër kanë instaluar shporta të reja , dhe ulëse për vizitorët të cilët do të shijojnë bukuritë e këtij vendi.
“Ky aksion është në vazhdën e të gjitha aktivieteve të cilat Komuna e Sarajit me Ministrine e Ambientit dhe institucioneve të tjera i ka kryer gajtë gjithë kësaj periudhe , ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me aktivitete të tilla për të vetmin qëllim që kjo pasuri natyrore që ka ka dhuruar Zoti ta mirëmbajmë dhe tu ofrojmë kushte më të mira për të gjithë turistët që e vizitojnë qendrën rekreative në Matkë” – tha Kryetar i Komunës së Sarajit, Bekim Murati.
“Me këtë rast kisha dashttë të falenderoj ët gjithë kontribuesit në kët aksion dhe të bëj apel deri te qytetarët që në të ardhmen bashkërisht ta ruajmë dh eta mbrojmë ambientin” – deklaroi ministri i ekologjisë, Bashkim Ameti.
“Kemi punuar tre ditë dhe e sollëm në këtë gjendje sic është tash në gjendje shumë të mirë të vishit ditën e parë ishte katastrofë ka pasur shumë mbeturina përmi 20 ton i kemi tërhjekur prej këtu” – u shpreh Ibrahim Rexhepi, punëtor në higjienën komuanale.
Nga komuna e Sarajit thone se ne bashkepunim me Ministrinë e Ambinetit se shpejti do të vendosin edhe kontajnerë nëpër vendbanimet e komunës së Sarajit. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
