ISIS merr përgjegjësinë për masakrën në Nisë, Franca e shokuar,84 të vrarë, qindra të plagosur
ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmit terrorist në Nice...

ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmit terrorist në Nice, ku një kamion sulmoi turmën gjatë festimeve të ditës së lirisë.
Shteti Islamik ka përcjellë një mesazh përmes agjencisë Amaq.
Sipas ISIS sulmi terrorist u krye nga njëri prej ushtarëve të tyre.
Skena e sulmit në Nisë të Francës ku mbetën të vrarë 84 persona dhe 100 të tjerë u plagosën është ndërtuar në një video 3D nga mediat franceze.
Sipas videos duket kamioni që është nisur në drejtim të njerëzve duke shtuar shpjestësinë e duke i përplasur ato. Më pas terroristët kanë filluar t’i qëllojnë me armë njerëzit.
Deri sa policët francezë qëlluan terroristët duke i vrarë ato. Kasaphana ne Nise ndodhi naten e se enjtes kur shume qytetare franceze kishin dale per shenuar 14 korrikun –diten e pavarwsine e Frances .
Në mesin e të vdekurve ka pasur edhe fëmijë, si dhe qindra te plagosur. Kamioni me shpejtësi të madhe është përplasur në turmën e njerëzve dhe me këtë rast shoferi ka gjuajtur edhe me pistolete, derisa nuk është neutralizuar nga policia.
Policia anti-terror arriti të vrasë terroristin por fatkeqësisht pasi ky i fundit kishte lënë të vdekur 84 të pafajshëm. Kur policia e kishte ndaluar Buhle për ta pyetur se cfare bente me kamion disa ore ne lagjen qe ndodhi tmerri , ai u ishte përgjigjur se po shpërndante akullore.
Terroristi kishte parkuar kamionin në shëtitore 9 orë përpara sulmit. Tragjedinë në Francë e kanë dënuar edhe lider nga e mbarë bota të cilët kanë shprehur solidarizimin e tyre me Francën. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
